Presidenti i Serbisë Vuçiq në prag të takimit në nesërm në Bruksel mes delegacioneve të Prishtinës edhe Beogradit tha se njerëzit në Serbi presin që përgjigja të jetë “jo” për secilën çështje, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
"Njerëzit në Serbi presin që përgjigja jonë të jetë ‘jo’ në secilën çështje dhe të presim që në të ardhmen të ndodhë diçka që do ndryshojë gjithçka e kjo nuk do të ndodhë. Prandaj kurrë nuk kam qenë mbështetës i konfliktit të ngrirë” tha Vuçiq.
Lidhur me të pagjeturit ai tha se dëshiron të hyjë në detaje rreth asaj çështje. " ne kemi dërguar 10 kërkesa palës nga Prishtina, deri tash vetëm në Gjakovë është gropuar edhe janë gjetur 7 trupa të familjes Shutakoviç, nëna, babai dhe tre fëmijë dhe dy anëtar të familjes Petroviç ". Në morg gjenden mbetjet e 350 trupave, besoj se në harmoni me drejtat publike do zgjidhet kjo çështje.
Ai shtoi se populli në Kosovë ka problem me energjinë elektrike.
"Për ne është me rëndësi të kujdesemi për popullin tonë, kemi telashe me energji, Vallaçi është problemi ma i madh, ai gjendet në zemër të veriut të Kosovës dhe është zemra e sistemit në atë pjesë dhe kjo do nxis reagim të popullit tonë” tha Vuçiq.
Ai përsëriti se serbëve nuk do iu përsëriten “Stuhia “ dhe “Vetima”.
"Sot ku është përvjetori i Koshares, edhe njëra edhe pala tjetër kanë bart shumë sënduk me të vrarë, atje u bë luftë heroike dhe ata heroikisht ruajtën gurin kufitar të SRJ dhe Serbisë”.
Vuçiq tha se Prishtina nuk do formimin e asociacionit e pret njohjen e shtetit të rrejshëm, por kjo nuk do të ndodhë.
"Për ata që presin se do nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës, mund të ju them se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jam i shqetësuar për fatin e Deçanit, shpresojë mos të ju bie ndërmend ndonjë veprim pushtues ".
"Kur dikush ëndërron se ka shtet, e nuk e ka e pastaj shpik vula të ndryshme, mendojnë se janë të fortë dhe këtë iu ka mundësuar pushteti i kaluar. Po le të tregojnë forcë, kjo tregon dobësinë e tyre. Vetëm treguan sa janë nervoz dhe si nuk dinë çka të bëjnë me vetveten” tha ai.
Situata në Kosovë nuk lulzon, por nuk do bëjmë asgjë kundër interesave tona. "Nuk ka forcë që mund të na detyrojë të bëjmë diçka kundër interesave vitale ", tha Vuçiq.