"Kurrë nuk kam qenë më e shqetësuar", Brnabiq deklarohet për takimin Kurti-Vuçiq

Lajme

"Kurrë nuk kam qenë më e shqetësuar", Brnabiq deklarohet për takimin Kurti-Vuçiq

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:31
Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq i ka uruar fat presidnetit serb, Aleksandar Vuçiq për takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

“I uroj presidentit Vuçiq shumë fat në luftën e sotme dhe unë jam në Bruksel me gjithë zemër dhe shpirt”, tha Brnabiq para rifillimit të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti serb Vuçiq dhe kryeministrin i Kosovës Kurti do të takohen sot për herë të parë në Bruksel, në kuadër të vazhdimit të dialogut dhe Brnabiq tha se është ditë e jashtëzakonshme, por që sipas saj kurrë nuk ka pasur më pak hapësirë për negociata.

“Më vjen keq që nuk jam në Bruksel, jam me presidentin me gjithë zemër, nuk do të jetë e lehtë për të, ai ka një detyrë të pamundur dhe një përgjegjësi të madhe. Unë kurrë nuk kam qenë aq e shqetësuar sa jam tani”, tha Brnabiq për TV Pink.

Ajo shtoi tutje se nuk sheh hapësirë për dialog të mëtutjeshëm.

“Asnjë vend në botë nuk mund të imagjinojë një negociator më të mirë se Vuçiq. Më vjen keq që ai ka kaq shumë përgjegjësi”’, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat