Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 44 aktakuza.
Sipas njoftimit, aktakuzat janë ngritur ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Më së shumti aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila brenda 24 orëve ka ngritur 11 aktakuza ndaj 13 personave.