Kreu i Qendrës për studime euro-atlantike në Beograd Jelena Miliç ka vlerësuar se me sjelljen e tij në Bruksel, Kurti dhe Prishtina kanë qëllimin minimin e dialogut, “duke u sjell si palë e barabartë në dialog, gjë që sipas saj Kosova nuk është, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Miliç theksoi se nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Borel, sot u dëgjuan “frazat për përparim ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, që nuk mund të ndihmojnë dialogun.
“Me gjithë respektin, çfarë do të thotë përparimi ekonomik? Forcimi i bashkëpunimit ekonomik nuk mund të përmirësojë shumë dialogun. Para së gjithave nëse keni palën tjetër që kërcënon me padi për gjenocid, që shkatërron trashëgiminë kulturore të serbëve nga Kosova dhe që nuk është e gatshme të përmbush obligimet, për dallim nga Serbia”, tha ajo.
Lidhur me propozimin e Kurit të prezantuara sot në takim, ajo theksoi se propozimi që asociacioni të shndërrohet në Këshill nacional, siç ekzistojnë në Serbi rreth 20, flet për atë se Kurti nuk sheh rëndësinë që kanë bisedimet për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare.
“Këtu nuk flitet për dy vende, njëra që është në proces integrimi e tjetra në BE dhe duan zgjidhjen e çështjeve bilaterale para hyrjes në BE. Atë që Kurti po bënë është mohim i marrëveshjes së Brukselit, Synon të de motivojë serbët e Kosovës, pas kësaj deklarate të integrohen ose të braktisin Kosovën” tha Miliç.
Ajo shtoi se qëllimi i Prishtinës që Beogradi të humb nervat dhe të diskreditohet dhe të bëjë hap provokues e të dënohet nga perëndimi.