Kryetari i Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi se në takimin në Bruksel, brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, kishte regres, jo progres, dhe vlerësoi se Matthew Palmer dhe Miroslav Lajcak ” plotësisht ia huqën me përgatitjen e takimit”.
Drecun thekson se përgatitja për takimin nuk ishte bërë si duhet.
Kjo sepse sipas tij “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhej të vihej në një pozitë që ai të vuante sanksione të caktuara nëse do të vazhdonte të sillej kështu”.
Kujtojmë se dje është është mbajtur takimi mes dy vendeve.