“Kurti më pyeti 10 herë se kur do ta njohim Kosovën”, Vuçiq flet një ditë pas takimit në Bruksel

Lajme

“Kurti më pyeti 10 herë se kur do ta njohim Kosovën”, Vuçiq flet një ditë pas takimit në Bruksel

Nga: F.B Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:21
Aleksandar Vuçiç

“Kam dashur ta njoftoj opinionin për gjithçka që ndodhi në Bruksel, më gjerësisht do të raportoj me 22 qershor në Kuvend për secilën çështje që është me rëndësi rreth Kosovës- iu kam kthyer në mënyrë brutale, ata kishin ardhur të na detyrojnë të braktisim dialogun dhe propozuan marrëveshje për paqe që bëjnë vetëm shtetet”, ka thënë Vuçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, dje vazhdoi dialogu me ndërmjetësimin e BE-së dhe kjo është faza më e çuditshme.

“Çdo gjë që thanë edhe bënë ishte se ata duan t’i ikin dialogut. E vetmja temë e trajtuar shkurt ishte për të pagjeturit”, ka shtuar ai.

“Ne deri tash kemi hulumtuar 21 lokacione, në 4 janë gjetur shqiptarë të vrarë, i fundit ishte hulumtimi në Krizhevak ku u gjetën mbetjet e 11 trupave”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se kanë kërkuar hulumtimin në Koshare dhe për Llapushnik prej vitit 2013.

“Pasi kishim përcaktuar me Hotin si do ndodhte kjo, tash ata kërkojnë ndërrimin e Odaloviç, duke e quajtur pa shembull palën shqiptare që Odaloviçin e quajtën “Gebels”.

“Mbase me reagimin e tillë kam lënduar Kurtin, por iu përgjigja brutalisht dhe nuk pendohem, isha i befasuar me fjalorin e tij”, tha Vuçiq, duke sqaruar se Kurti dhjetë herë pyeti kur do njihet Kosova dhe kur përsëriste “kur” mori përgjigjen “kurrë”.

“Na thanë se po armatosemi për ta, gjë që nuk kisha nevojë të demantoj, përmendën deklaratë - marrëveshjen për paqe, gjë që mund të bëjnë vetëm dy shtete sovrane”, u shpreh tutje presidenti serb.

"Kërkesa tjetër ishte që CEFTA të bëhet SEFTA, ashtu që të fusin simbolet e tyre “Republika e Kosovës ('Republic of Kosovo')", ndërsa ne insistuam në përmbushjen e obligimeve. I lutëm të përmbushin obligimin për Asociacionin por Kurti nuk dëshiron të pranojë marrëveshje e nënshkruara para se ai të fitojë zgjedhjet”, ka deklaruar Vuçiq.

“U krijua atmosferë e pamundshme dhe dialogu ishte i pamundshëm”, kjo nuk është mirë për ne, sepse mund të nxis eskalim situate në Kosovë. E dijë se atje ka njerëz të papërgjegjshëm dhe bëjnë çudira, andaj lus bashkësinë ndërkombëtare të ketë kujdes mos të ketë incidente”.

Vuçiq e pranoi se e kanë quajtur provokim mbajtjen e liturgjisë në kishën serbe që tokën e ka marrë nga Millosheviq dhe Serbia duhet të përmbahet nga kjo.

“Mbeta pa tekst dhe i pyeta e shkrimi i grafiteve dhe kryerja e nevojë a është provokim”.

"Ne problemet do përpiqemi të i zgjidhim me bisedë, në parlament do flas me detaje”, tha Vuçiq.

Ai përsëri kërkoi nga arkivat e UÇK-së të tregojnë lokacionet e civilëve edhe ushtarëve serb.

"Jam krenar për sjelljen e delegacionit serb, a e kam tepruar – e mundshme dhe do shikojë në të ardhmen të uli zërin dhe mos të reagojë në provokime”, tha në fund Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat