“Pesëshja evropiane ta njohë Kosovën”, Vulin ministrit kroat: Vetëm mjekësia mund të përgjigjet

Lajme

“Pesëshja evropiane ta njohë Kosovën”, Vulin ministrit kroat: Vetëm mjekësia mund të përgjigjet

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:35
Aleksander Vulin

Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ka reaguar mbi deklaratën e ministrit kroat.

Vulin, me rastin e deklaratës së djeshme të kryediplomatit kroat Gordan Gërliq-Radman, në të cilën ai u bëri thirrje anëtarëve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës për ta bërë këtë, pyeti se si është e mundur të kundërshtosh ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor dhe të bëhet thirrje për njohjen e Kosovës.

“Si është e mundur që në të njëjtën fjali të kërkohet njohja e të ashtuquajturës Kosovë dhe të kundërshtohet ndryshimi i kufijve në Ballkan?

Vetëm mjekësia mund të përgjigjet, por nuk ka asnjë shkencë që mund të përgjigjet pse e ashtuquajtura Kosovë mund të bëhet një shteti dhe Republika Sërpska duhet të mbeten një entitet “, pyeti Vulin, raporton Kosovo Online.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat