Rusia kërcënon për luftë në Kosovë: Do të armatosim Serbinë!

Lajme

Rusia kërcënon për luftë në Kosovë: Do të armatosim Serbinë!

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:27
Ilustrim

Një ditë pas takimit të presidentit Amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në Gjenevë, ministria ruse e Punëve të Jashtme ka dalë me një deklaratë agresive për Ballkanin.

Maria Zaharova, që është fytyra politike e qeverisë ruse ka deklaruar se Moska do të vijojë të armatosë Serbinë sa kohë këtë do ta bëjë edhe SHBA në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara, duke furnizuar me armë dhe pajisje ushtarake autoritetet në Prishtinë, po minojnë hapur përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

“Ne jemi të shqetësuar për njoftimet në lidhje me shpërndarjet amerikane të armëve dhe pajisjeve ushtarake tek autoritetet në Prishtinë. Me këtë, Shtetet e Bashkuara po minojnë haptazi përpjekjet ndërkombëtare që synojnë të sigurojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan,” tha ajo.

Sipas Zaharovas, Uashingtoni dëshiron “të formojë një ushtri në provincë, e cila është një shkelje e drejtpërdrejtë, flagrante e pikave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB”.

Deklarata e Zaharovës flet qartë se ka pasur një ngërç ose një lëvizje të panjohur në bisedimet e djeshme të Gjenevës. Që ”Pamfleti” e ka paralajmëruar me kohë. Manovër, e cila do të thotë se përpara një dialogu politik të korrikut ka shumë gjasa që të ketë një akt ushtarak.
Po, po, parashikohet një zhvillim ushtarak përpara negociatave politike, që në fakt nga pikëpamja operacionale ka kohë që përgatitet.

Madje edhe në mënyrën më të detajuar. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka kohë që furnizon me skenarë që flasin për taktika të mundshme të ndërhyrjes ushtarake, Ku ndër më kryesoret po konsiderohen ato ujore me pajisje amfibe nëpërmjet liqenit të Ujmanit.

Po si mundet që Serbia të justifikojë një ndërhyrje ushtarake në veriun e Kosovës? Shumë e thjeshtë siç e ka deklaruar sot Mariha Zaharova, që Beogradi nesër ose sonte në darkë të vendosë që është në rrezik një popullsi serbe në veri e të ndërhyjë, siç ndodhi në vitin 2017 me trenin famëkeq.

Nga deklaratat e dala deri tani pas takimit Biden-Putin, del qartë se Asocacioni nuk do të jetë një Republika Srbska, por një logjikë ndryshe, që duket qartësisht se ka marrë fund si formë. E në këtë logjikë, frika është vetëm numri i vogël i  ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës, ku realisht mund të ketë atë zhvillim dramatik që realisht frikësohen të gjithë.

NATO, në samitin e Brukselit, nuk ka folur fare për rritje trupash apo për një shtim forcash. KFOR aktualisht ka vetëm 3200 ushtarë në të gjithë Kosovën.

E Vuçic ka bërë stërvitjen amfibe në Ujman, çka shikohet si një mundësi e jo provokacion.

Po çfarë do të bëjë KFOR nëse trupat serbe do të hynë në liqen?

Një vit më parë, në Lindje të Kosovës, nuk se pati një ndërhyrje të NATO-s, por atje janë amerikanët. E në Ujman nuk janë, e kjo deklaratë e ministrisë së Jashtme ruse është shumë e rrezikshme. Por në Prishtinë askush nuk e merr seriozisht…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat