Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, postoi një video mesazh në profilin e tij në Instagram në të cilin u drejtohet serbëve në Malin e Zi.
Vuçiç tha se presin presione ndaj Serbisë mbi çështjen e Kosovës, si dhe vendimi i parlamentit malazez do të diskutohet ende dhe se Serbia gjithmonë do të avokojë për interesat e njerëzve të saj në Malin e Zi.
“Unë po u them njerëzve tanë që jetojnë në Malin e Zi se jemi me ta! Është detyra jonë të mbajmë kokën lart, të luftojmë dhe të ndërtojmë paqen. Rroftë Serbia dhe populli serb”, tha Vuçiç me një video që postoi në Instagram .
Vuçiç iu referua edhe vendimit të parlamentit malazez për të miratuar Rezolutën për Srebrenicën.
“Të dashur qytetarë të Serbisë dhe popull serbë. Në ditët dhe javët e mëparshme, ne ishim të ekspozuar ndaj një presioni të madh. Ne e prisnim këtë nga të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjen për të krijuar të ‘ashtuquajturën’ Kosovë të pavarur, dhe nga të gjithë ata që nuk e kanë të lehtë që Serbia po përparon më shpejt në historinë e saj.
Ne i prisnim nga të gjithë ata që dëshironin të dobësonin Serbinë për këtë arsye, por nuk i prisnim nga ata që ishin gjithmonë më afër nesh”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se mesazhi i tij iu dërgua popullit serb, kudo që ai jeton, i cili duhet t’i rezistojë sulmeve dhe presionit.
“Nuk është as turpi ynë dhe as faji ynë, ne vetëm duhet të mbajmë kokën lart, të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të luftojmë edhe më shumë. Të luftojmë për Serbinë tonë dhe të gjithë qytetarët tanë. Për t’iu përgjigjur çdo akuze, ne vazhdojmë të ndërtojmë paqen dhe të mbajmë stabilitetin. Të mos ofendojmë askënd dhe të mos i bëjmë askujt atë që po na bëjnë ne”, shtoi Vuçiq.
Vuçiç tha se Serbia do të analizojë të gjitha vendimet e parlamentit malazez në ditët në vijim dhe tha se nuk do të merreshin vendime të nxituara.