Në një restorant në Durrës valëvitet flamuri serb

Lajme

Në një restorant në Durrës valëvitet flamuri serb

Nga: F. B Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:37
Flamuri serb

Shumë turistëve nga Kosova iu ka penguar dhe janë habitur kur kanë vërejtur se në një nga restorantet – hotele në qytetin bregdetar të Durrësit kanë parë valëvitjen e flamurit serb, që ishte vendosur krahas flamujve të disa vendeve tjera, ata kanë pyetur ku ndodhemi, shkruajnë mediat serbë transmeton gazeta “Bota sot”.

Ankesat e turistëve nga Kosova ishin të shumta, ndaj këtij fenomeni si thonë ata në reagimet e shkruara në rrjetet e ndryshme sociale, kur ata kanë parë flamurin e Serbisë, por jo edhe të Kosovës.

Një nga këta turist që ka bërë foto , ka shkruar se mes flamujve të shumtë nga vendet tjera nuk ndodhet edhe flamuri i Kosovës, andaj shtroi pyetjen a është ai në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër.

"Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe valëvitet, ndërsa flamur të Kosovës nuk ka, nuk mund të kuptojë a jam në Shqipëri a ku jam”, ka shkruar ai.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, pasi një i ngjashëm mediet në Kosovë kishin publikuar edhe ditë më parë, përfshirë këtu edhe disa artikuj të publikuar së fundi  kundër Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat