Fluks i madh në Morinë, qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë

Lajme

Fluks i madh në Morinë, qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këtë fundjavë.

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare dje drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar (Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë) gjithsej kanë hyrë 16 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.

Ndërkohë një fluks automjetesh është vërejtur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit ku edhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat