Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio po qëndron në Serbi ku është takuar me kryeministren Ana Brnabiq.
Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka njoftuar përmes një postimi në Twitter për takimin e Di Maios me Brnabiqin.
“Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio u takua me kryeministren serbe Ana Brnabiq.
Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Serbisë është çelës për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.