Vuçiq: Perëndimi nuk do ndryshojë mendimin rreth Kosovës - raporti mes serbëve dhe shqiptarëve është 1 me 15

Lajme

Vuçiq: Perëndimi nuk do ndryshojë mendimin rreth Kosovës - raporti mes serbëve dhe shqiptarëve është 1 me 15

Nga: F.B Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:50
Aleksander Vuçiq

Në Kuvendin e Serbisë aktualisht po mban mbledhje të veçantë  rreth Kosovës, ku presidenti i Serbisë Vuçiq po raporton rreth situatës dhe investimeve në Kosovë dhe bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ku theksoi se “Perëndimi nuk do ndryshojë mendimin rreth Kosovës - raporti mes serbëve dhe shqiptarëve është 1 me 15”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq tha se “para neve nuk ka detyrë të lehtë dhe dhe se nuk është koha për pritje të mëdha, apo pritje që nuk janë në harmoni me realitetin rreth nesh”.

Bëhet fjalë për çështjen që është temë politike e secilës përpjekje shtetërore, çështje e identitetit, ekonomik dhe secilës përpjekje tjetër” tha Vuçiq dhe nënvizoi se dikur na duhej të shtynim çështjen e Kosovës, por nuk e zgjidhim me shtyrje, andaj jemi borxhli ndaj qytetarëve të Serbisë që të  bëjmë zgjidhje.

" Duhet të vazhdojmë të zgjidhim këtë çështje me përgjegjësi me këndvështrimin strategjik për të ardhmen dhe ndërgjegjen dhe asaj si duam të ju lëmë pasardhësve vendin” tha ai.

Vuçiq theksoi se ky është borxh ndaj secilit pjesëtar të popullit tonë në vend dhe kudo tjetër.

Nga ajo si vendi ynë do zgjidh çështjen e Kosovës varet ardhmëria e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë shtoi ai.

Lidhur me eksodin e serbëve nga Kosova, posaçërisht në kohën  e ardhjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë.

" Në Kosovë ka rreth 95 mijë serbë, ndërsa shqiptar më shumë se 1 milionë” tha Vuçiq dhe shtoi se raporti mes shqiptarëve dhe serbëve është 1 me 15.

"Kjo flet mjaftueshëm për peshën me të cilën përballet populli ynë dhe shtetit tonë...kemi bërë mjaft me çka mund të jemi krenar. Mesatarisht kemi dhënë rreth 500 milionë euro për popullin tonë” tha Vuçiq duke shtuar se rrjedhja është më e vogël edhe pse trendi i shpërnguljes kah Serbia për jetë më të mirë nuk vazhdon.

Konflikti i ngrirë nuk na përgjigjet, përkatësisht serbëve në Kosovë nuk ju intereson.

"Ata jetojnë shumë më vështirë dhe duan bisedime që të mund të arrihet kompromis. Nëse dikush shkrin konfliktin, nuk shtrohet më pyetja kush ka më shumë armë, kush është më i fuqishëm, por kush ka drejt[ dikujt të ju kthejë fëmijët në sënduk” tha Vuçiq dhe shtoi se perëndimi nuk do ndryshojë qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat