Vuçiq i përgjigjet Kamberit: Serbia kurrë nuk do të lodhet nga Kosova

Lajme

Vuçiq i përgjigjet Kamberit: Serbia kurrë nuk do të lodhet nga Kosova

Nga: F.B Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:48
Aleksandar Vuçiq

Në përgjigjet ndaj fjalës dhe qëndrimeve të deputetit shqiptar Shaip Kamberi se Serbia është lodh nga vetja dhe grindjet me Evropën dhe Kosovën, presidenti i Serbisë tha se “Serbia kurrë nuk do të lodhet nga Kosova”, shkruan Tanjug, transmeton “Bota Sot”.

“Serbia kurrë nuk do të lodhet nga Kosova dhe populli serb që jeton në krahinën tonë jugore” tha Vuçiq, duke bërë replikë me deputetin Kamberi në seancën e Kuvendit kushtuar Kosovës dhe raportit rreth dialogut.

"Nuk di prej çka është lodhur dikush apo jo, nganjëherë edhe unë ndihem i lodhur, por ky është vetëm moment dhe lodhje fizike, ndërsa që Serbia të lodhet nga Kosova , kjo nuk do të ndodhë” tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia mund të lodhet nga veprat e gabuara, nga pafuqia e saj, e lodhur nga sjellja lajkatare edhe nënshtruese, nga mendjemadhësia dhe arroganca politike.

"Por, Serbia ju bind se nuk do të lodhet as nga populli i vetë as nga Kosova” tha ai në përgjigje Kamberit.

Nëse mendon se ndokush është lodhur, atëherë mund të them vetëm se po të duket.

Nëse ke krijuar përshtypje të tillë, kjo është gabimi i shtetit tonë.

"Kjo tregon se kemi gabuar, së pari unë, se nuk kemi treguar energji dhe entuziazmin e mjaftueshëm, do të shihni edhe më të shumtë në ruajtjen e interesit të popullit tonë në Kosovë” tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat