Kreu i partisë Popullore Jeremiç ka deklaruar se Serbia nuk do duhet të pranojë si punë të kryer qëndrimin aktual të fuqive perëndimore se “Ato” kurrë nuk do ta ndryshojnë qëndrimin për pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, sepse “kurrë” në raportet ndërkombëtare “shpesh nuk ka kuptim”, transmeton “Bota Sot”.
“Serbia është e vetmja që me të vërtetë asnjëherë nuk do duhej të pranonte në ndryshimin e qëndrimit në pavarësinë e Kosovës, sepse ajo më shumë se gjysmën e mileniumit është themel i identitetit nacional”, tha Jeremiç për TV N1.
Sipas tij, kur fuqitë e jashtme thonë “kurrë”, kjo duhet të merret me grimca kripe, po të pyeste dikush sulltan Bajazitin apo Sulejmanin kur do tërhiqej Mbretëria otomane nga Kosova, ata me gjasë do thoshin “Kurrë” dhe ndodhi që të zgjasë më pak nga kurrë”.
Lidhur me deklaratën e Vuçiq në Kuvend se “fuqitë e mëdha nuk do heqin dorë nga pavarësia e Kosovës”, kjo sipas tij është arsyetim për lëshime të reja dhe se “karrige e Prishtinës në OKB është lëshimi më i madh nga ana jonë, që ka mbetur në tavolinë, gjë që nuk mund të arrihet pa pajtimin e Serbisë.
“Vuçiq dje përmendi emra të përgjithshëm dhe nuk pati informacione të reja, as ai e as deputetët që folën pas tij nuk analizuan 8 vjet të dialogut dhe faktin se gjatë kësaj kohe Serbia dorëzoi edhe një atribut në veri, nga policia, gjykata, telefoni, tash edhe sistemi energjetik e nuk mori as asociacionin e e holluar të komunave”, tha ai.
Ai përmendi edhe votimin e Serbisë që Shqipëria të bëhet anëtare e KS për dy vjetet e ardhshme dhe qëndrimin se kjo është “ngritje e kapaciteteve diplomatike” që mund përdoret kundër Serbisë.
"Asnjë pyetje nuk ishte rreth debatit jashtë parlamentar. Shqipëria mund të bëhet ‘barrierë’ për qëndrimet e disa vende për të siguruar mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës në hyrje në UNESCO. Gjatë votimit në UNESCO nuk ka veto të Rusisë dhe Kinës por vetëm dy të tretat e votave. Në votimin e shkuar Prishtina për një fije humbi e votimi i sërishëm do të jetë shpejtë”, ka deklaruar Jeremiç.