“Goditje” e rëndë për Vuçiqin nga Serbia: E pret burgu i përjetshëm - po gënjen lidhur me këtë rast për shqiptarët

Lajme

“Goditje” e rëndë për Vuçiqin nga Serbia: E pret burgu i përjetshëm - po gënjen lidhur me këtë rast për shqiptarët

Nga: F.B Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:08
Aleksandar Vuçiq

Lideri i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviq, ka sulmuar ashpër presidentin e Serbisë Vuçiq për shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës dhe për dorëzimin e të gjitha resurseve autoriteteve në Prishtinë, duke e kërcënuar me burgim të përjetshëm, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Ai në një prononcim lidhur me fjalimin e Vuçiq në Kuvendin e Serbisë ka thënë se fjalimi nuk ishte në Kuvend, se me ato zgjedhje nuk kemi Kuvend, por ishte fjalim para anëtarëve të SNS, ku tha shumë të pavërteta për të cilat do të përgjigjet herët a vonë, pasi tashmë janë disa lënë të proceduara, për shkeljet e kryera nga ai në kohën prej që drejton vendin.

Gjorgjeviq ka thënë se “Vuçiq po gënjen me numrin e shqiptarëve, për të pasur më vonë alibi se nuk kemi pse përpiqemi e luftojmë për te pasi atje nuk kemi njerëz tanë”, kjo sipas tij është arsyetim dhe lëshim tjetër pe, sikur që ka bërë në vazhdimësi në gjithë këto vite.

Image
Mlagjan Gjorgjeviq

Ai po ashtu akuzoi Vuçiqin se po gënjen kur tha se i ka thënë Kurtit mos provo me forcë me marr Vallaqin, pasi lëvizja “Çlirimi” ishte e para që ngriti çështjen e sistemit energjetik dhe dorëzimit të saj tek sistemi i energjetik i Kosovës që është lidhur me sistemin energjetik të Shqipërisë.

Konstatimi se në Kosovë ka 15 herë më shumë shqiptar se serb nuk qëndron, sepse “qoftë edhe asnjë serb nuk jeton atje Kosova është edhe do mbetet serbe” mendon Gjorgjeviq që këtë konstatim e sheh frikësim dhe defetizëm për ata që luftojnë për Kosovën, si përgatitje për lëshime të reja dhe premtime që ka bërë për të mbetur në pushtet qysh në vitin 2012, sikurse nuk qëndron as deklarata tjetër e Vuçiq se serbët pandalshëm vazhdojnë të zhvendosen dhe braktisin Kosovën (krahinë jugore serbe, si e quan ai).

Në vargun e kritikave për fjalën e Vuçiqit, Gjorgjeviq theksoi se Vuçiq tha se duhet të arrihet kompromisi, por ai nuk di cili është kompromisi , nuk përmend askund Kushtetutën e Serbisë as rezolutën 1244, ai nuk duhet të udhëheq bisedimet se ketë duhet ta bëjë qeveria, “kjo është vazhdimësi e dorëzimit të atributeve shtetërore me marrëveshjen e2013 nënshkruar nga Daçiq, ndërkohë nuk ka asgjë nga asociacioni që e konsideron sukses e ka mbetur vetëm në letër”, ndërkohë që flet për zhvillim edhe prosperitet ekonomik, tha Gjorgjeviq.

“Serbët nga Kosova zhvendosen jo nga shqiptarët por bandat mafioze të Listës Serbe, statusi i Kosovës nuk është problem ai është zgjidhur me rezolutën 1244, por bashkëpunimi i grupeve mafioze, ai (Vuçiq) tha se me lehtë ka biseduar me Thaçin edhe tjerët se me Kurtin, sikur ishte çështja e kufijve dhe me marrëveshjen e Uashingtonit bëri aktin e fundit të tradhtisë ndaj Kosovës”, tha Gjorgjeviq.

Ai ka dorëzuar jo vetëm Vallaqin, por edhe Ujmanin (Gazivoden) dhe Trepçën dhe punëtorët e Vallaqit punojnë për sistemin e shqiptarëve, ka shumë akuza ndaj Vuçiqit dhe do përgjigjet me burg. Ne nuk duhet lejojmë të bëj tregti me Kosovën dhe Srpsken që të mbetet në pushtet, pasi ai ka premtuar perëndimit Kosovën e pavarur për të mbetur në pushtet ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat