Nuk janë të rralla komentet e imamëve për veshjen e vajzave, apo zhveshjen siç e shohin ata.
Ata kohë pas kohe kritikojnë vajzat dhe gratë për veshjen e tyre.
Imami i Xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka bërë një lidhje të panevojshme të motit të nxehtë dhe veshjes siç thotë ai në publik.
“Koha me diell nuk e justifikon zhveshjen në publik. Keni frikë Zotin”, ka shkruar Labinot Maliqi në Facebook, ku ka marrë qindra pëlqime dhe shpërndarje.