U akuzua për plagjiaturë, vjen reagimi nga Ardian Kastrati, ja për çka flet

Lajme

U akuzua për plagjiaturë, vjen reagimi nga Ardian Kastrati, ja për çka flet

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:00
Adrian Kastrati

Deputeti nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës Adrian Kastrati, i cili po akuzohet për plagjiaturë, akoma nuk i ka komentuar akuzat ndaj tij.

Por ai ka folur për futbolll sot.

Ai tha se nëse e hjekim Francën si favorit, ai mendon që Gjermania ose Italia kanë me fitu kampionatin. 

Sipas tij Gjermania po impresionon me kompaktësi dhe lojtarët të gjithë kanë superfizikus.

"Italia ka 30 ndeshje pa humbje dhe 11 ndeshjet e fundit ska pranu gol. Mesfusha italiane impresive ( sidomos lojtarët e Atalantës e Sassuolos).
Sonte prapë Franca favorit, por si dihet kurrë. 

"Hajde more të kënaqemi me këtë superlojë sonte", tha Kastrati.

Ndryshe, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një konference për media para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka akuzuar për plagjiaturë dy profesorët e këtij Universiteti, Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin.

Dibran Hoxha nga ORCA para mediave tha se, ky aksion ka filluar pas marrjes së një denoncimi anonim për plagjiaturë në punimin ‘Diplomacy Through the Ages  of Histori: Theorotical Analysis of the Concept”, me autorë Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli i publikuar në vitin 2017.

“Me të marrë këtë informacion, stafi i ORCA’s, punimin në fjalë e futi në platformën ndërkombëtare anti-plagjiaturë Turnitin, e cila përdoret globalisht për të verifikuar origjinalitetin e punimeve të kësaj natyre. Pas testimit të punimit, rezultati doli të jetë shokues: shumica e tekstit të punimit është i ngjashëm me burime të tjera”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, autorët kanë marr tekst nga burime të ndryshme dhe i kanë përdorur si punim të tyre.

“Autorët e këtij punimi Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli, kanë marrë pjesë të tekstit nga burime të ndryshme duke i përdorur në punimin e tyre dhe duke mos treguar se nga i kanë marr ato, rrjedhimisht duke i paraqitur këto pjesë sikurse janë pjesë të punës së tyre akademike”, shtoi tutje Hoxha

Në raportin e ORCA-s thuhet se, Ardian Kastrati në vitin 2020 dhe Bujar Dugolli në vitin 2018, ishin avancuar duke e përdorur punimin në fjalë. Dhe vetëm falë këtij punimi, ata kanë arritur ta plotësojnë numrin e punimeve shkencore të nevojshme për avancim në pozitat e tyre aktuale, profesor asistent Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli në pozitën profesor i rregullt.

Sipas tyre, personat të cilët përfaqësojnë pozita më peshë të lartë publike siç janë ajo e Deputetit të Republikës së Kosovës në rastin e Ardian Kastratit, apo profesor i rregullt në UP në rastin e Bujar Dugollit, nuk duhet kurrsesi të kenë probleme të tilla me Integritet Akademik dhe as nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat