Sot varroset Esat Gllogovci, punëtori 35 vjeçar që vdiq dje në vendin e punës
Sot bëhet varrimi i Esat Gllogovcit, punëtorit të ndërtimtarisë që vdiq dje tragjikisht në vendin e punës.
Spas njoftimit të familjarëve, i ndjeri do të varroset në varrezat e Shipolit me namazin e ikindisë.
Gllogovci ra nga ndërtesa ku punonte bashkë me liftin që përdoret për bartjen e materialit.
Ai u dërgua menjëherë për trajtim në QKUK, por nuk i mbijetoi plagëve të rënda që pësoi.
Gllogovci la pas vetes gruan me dy fëmijë si dhe prindërët në gjendje jo të mirë shëndetësore.