Deklarohet sërish Vuçiq: Përgjigja ime për pranimin e Kosovës nuk ndryshon as që do të ndryshojë

Lajme

Deklarohet sërish Vuçiq: Përgjigja ime për pranimin e Kosovës nuk ndryshon as që do të ndryshojë

Nga: F.B Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:50
Aleksandar Vuçiq

Mundet çdo gjë të ndryshojë, por përgjigja ime rreth pranimit të Kosovës nuk ka ndryshuar as që do të ndryshojë ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq, me rastin e deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës Kurti, transmeton “Tanjug” përcjellë “Bota Sot”.

I lutur që të komentojë pyetjen e presidentit francez Makron drejtuar Kurtit rreth asaj që Kosova mund të jap Serbisë për njohjen eventuale dhe deklaratën e Kurtit se në ardhmen pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë duhet ndërlidhur me hyrjen e Kosovës në OKB, Vuçiq tha se nuk ka asnjë risi rreth asaj që flet Kurti dhe se atë e ka dëgjuar miliona herë.

"Nëse mendon se është e mundshme që me poshtërimin e Serbisë dhe deklaratat tepër-produktive ditore në të cilat vendin donë e nënçmon dhe flet për obligimet tona dhe të na sqarojnë se ata janë demokrat të mëdhenj, e ne vend pakuptim dhe i paaftë, vetëm thoni çdo gjë në rregull, shikoni numrat dhe jo atë që flasin analistët” porositi Vuçiq.

Ai nënvizoi edhe se Kurtit përgjigjen për njohjen e pavarësisë ia ka dhënë në Bruksel dhe se ajo përgjigje nuk ka ndryshuar.

"Mund koha të ndryshojë, forca e ushtrisë apo rritja ekonomike të ndryshojë, por përgjigja nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon ", porositi Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat