“Më kujtohet kur para 10 viteve CNN vazhdimisht përsëristë reklamën “Kosova është vendi i mundësive”, por edhe tash Kosova nuk është shtet dhe nuk ka asnjë “mundësi”” ka thënë për “Kurir”, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, transmeton “Bota sot”.
Raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë të bazuara në traditën e gjatë, respektimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e shumëllojshëm.
Në asnjë moment ajo nuk është e drejtuar kundër interesit të dikujt dhe iu pengon vetëm atyre që ia duan dëmin vendeve tona, duke synuar qëllimet e veta është shprehur Zaharova.
Lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, ajo shtoi se nga Serbia është pritur që sikur anëtaret tjera të BE-së të vendos sanksione ndaj Rusisë, gjë që nuk ka ndodhur dhe me gjasë nuk do të ndodhë.
Në konstatimin e gazetës se “vendit tonë jo rrallë i sugjerohet që politikën e saj të jashtme ta harmonizojë me politikën e BE-së”, Zaharova tha se sanksionet janë të paligjshme dhe kandidatët për Be nuk janë të obliguar pakushte të harmonizojnë politikën e vetë me atë të Brukselit.
“Sanksionet që BE i ka vendos kundër Rusisë janë të paligjshme. Bashkëngjitja e tyre do thoshte shkelje e të drejtës ndërkombëtare. Pra nuk bëhet fjalë për raportin ndaj Rusisë, por para së gjithave respektimit të ligjit. Po ashtu duhet nënvizuar se kandidatët për anëtar të BE-së nuk e kanë obligim pakusht që të harmonizojnë politikën e vetë me drejtimet e Brukselit”, tha ajo.
Sipas Zaharovës “ky është komentim i lirë dhe ‘disiplinim’ shtesë i vendeve kandidate”.