​Policia e Kosovës konfiskon flamurin serb në Gazimistan

Lajme

​Policia e Kosovës konfiskon flamurin serb në Gazimistan

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me planin operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë.

Ata në Gazemistan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë.

Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjëve serbë, pjesëtarët e Policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilën mbanin në duar serbët.

Përndryshe, krahasuar me vitet e më hershme, në këtë vit po vërehet një numër më i vogël i serbëve të cilët kanë ardhur në Graqanicë dhe Gazemistan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat