“Policia e shtetit të Kosovës nën armatimin e plotë ka ndaluar serbët që janë nisur për në Gazimestan”, shkruajnë mediat serbe, duke shtuar se ata janë kontrolluar dhe iu janë marr fanellat dhe flamujt me shenja kombëtare, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Sipas gazetës, policia është e vendosur në shumë pika në afërsi të qytetit të Prishtinës.
Në dalje të qytetit pjesëtarët e policisë kanë kontrolluar njerëzit dhe i kanë ndarë jashtë rrugës automjetet me targa serbe, ku udhëtarët janë kontrolluar sikurse edhe automjetet e tyre, duke u nxjerr nga ato.
Në afërsi të Gazimestanit, policia ka vendosur një tjetër pikë kontrolli, ku serbëve iu janë marr fanellat që kishin shenja edhe mbishkrime nacionaliste, sikurse edhe flamuj.
“Kurir” shkruan se në Gazimestan kanë arritur shumë persona, duke shkruar “sigurisht ka më shumë se 1 mijë veta që kanë ardhur nga Serbia, Srpska dhe Mali i Zi”.
Ndërkohë krerët e Kishës Ortodokse kryesuar nga patriarku Porfirije kanë kryer një shërbim për trimat e Kosovës.