Ja pse u arrestua serbi në Gazimestan?

Lajme

Ja pse u arrestua serbi në Gazimestan?

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:56
Pamje gjatë arrestimit të serbit në Gazimestan

Gjatë ditës së hënë një serb në Gazimestan është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai u arrestuar në kremtën e Vidovdanit.

E sipas Polici së Kosovës i njëjti i cili është shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrjetjes.

“Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Ndryshe, të hënë në Gazimestan është mbajtur kremta e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat