Paralajmëron Vuçiq / Kjo është ideja e tij e ‘çmendur’: Ja kush do të vendosë në fund për çështjen Kosovë-Serbi

Lajme

Paralajmëron Vuçiq / Kjo është ideja e tij e ‘çmendur’: Ja kush do të vendosë në fund për çështjen Kosovë-Serbi

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:31
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgjatë një interviste në Euronews në edicionin serb, ka paralajmëruar për mbajtjen e një referendumi të mundshëm për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Vuçiq, derisa tha se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis për marrëveshjen finale me Kosovën, tha se populli do ta japë fjalën e fundit lidhur me të.

“Serbia është e gatshme për kompromis, Serbia sigurisht që është e gatshme të diskutojë për një kompromis dhe janë populli ata që do të vendosin në fund”, deklaroi ai.

Sipas tij, një konflikt i ngrirë do të mund të dërgonte në një katastrofë dhe “konflikt që askujt nuk i duhet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat