Një muaj paraburgim i është caktuar malazezit që u arrestua të hënën me rastin e manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan të Prishtinës.
Ai u arrestua për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas policisë, i arrestuari kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes dhe ishte dërguar fillimisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Gjykata të njëjtit sot i ka shqiptuar masën e ndalimit.