Kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç deklaroi se presidenti Vuçiq “gjithçka gënjeu” në takimin me krerët e partive në presidencë, gjë që dëshmohet me xhirimin e asaj ngjarje, për të cilën Vuçiq nuk e ka ditur se ekziston (xhirimi) duke “fluturuar me trillime e shpikje” që kanë botuat tabloidet dhe televizionet që i ka nën kontroll, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
Jeremiç për portalin”Nova.rs” tha se burimi i “ medieve pro-regjimit “ ka qenë vetë Vuçiq dhe ai rast ka dëshmua se “bëhet fjalë për gënjeshtar patologjik dhe sa mund të besohet interpretimit të tij” dhe ngjarjet tjera që mbahen pas dyerve të mbyllura.
"Ai me ditë po përpiqet të mbulojë dhe laj atë që bëri sepse i bënë zhul, ai nuk mund të mund huliganizmin e vetë sepse kurrë në jetë nuk ka pasur guxim të rrahet me dike. Prandaj fëet vazhdimisht për rrahje, ai flet për huliganizmin e të kaluarës, si ka qenë në tribina stadiumi dhe rrugë” tha ai.
Jeremiç tha se ai u “çmend” një ditë para takimit në presidencë, kur e ka pyetur rreth ndërtimit të rrjetit të gazit deri në Lloznicë në vlerë 75 milionë euro, që mbahet sekret nga qeveria.
I pyetur për deklaratën e liderit të Dverit Obradoviç për paraqitjen e përbashkët të lëvizjes popullore, lëvizjes “mjaft” dhe disa subjekteve tjera opozitare, Jeremiç tha se e habit ajo “që Obradoviç nuk ka përmend edhe Vaciçin dhe subjektin e tij”.