Dhjetra zyrtarë policorë dhe inspektorë kanë dalë në aksion për të mbyllur qendrat e masazhit në Prishtinë.
Madje mbrëmjen e së enjtes pronarët e dy qendrave të tilla në lagjen “Mati 1” në kryeqytetet janë marrë në intervistim nga Policia.
Gazeta mëson se njëra nga qendrat ku është kryer aksioni i përbashkët i inspektoreve të MTI- se dhe atyre të ATK-se është në Rrugen C.
E kjo qender e masazhit, siç mësohet është në katin përdhes të një objekti banimi. Dhe fare pranë një shkolle private.
Në pamje shihet se hyrja e qendrës është bllokuar nga Policia.
E këta të fundit nga vendi i ngjarjes kanë informuar se qendrat të tilla janë të shumta në numër, madje janë në objekte banimi gjë që po i shqetëson banorët e kësaj ane.
Ndryshe, vitin e kaluar policia ka zhvilluar një aksion të madh në gjithë Kosovën duke mbyllur shumë qendra të tilla nën dyshimin e bazuar se në to po zhvillohet prostitucion.