Disa qytetarë kishin dalë për shëtitje në shetitoren e Liqenit Akumulues, por u tronditën kur panë këtë pamje.
Një kafshë e ngordhur kishte mbetur buzë shetitores, e hedhur në ujë.
Dëshmitaret thonë se kafsha kishte kohë që kishte ngordhur, ndërkohë që nuk ishin të sigurtë nëse kafsha u hodh aty apo e solli uji.
Sidoqoftë, kafsha që nuk po dihet çfarë është, ka ngelur edhe në ujin e Liqenit Akumulues, pasi nuk e ka larguar askush.
Duhet theksuar që media ka raportuar disa herë për ngjarje të tilla, kur kafshët e ngordhura hidhen në Liqenin e qytetit.