Kreu i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Pavle Grboviç ka deklaruar sot se respektimi i të drejtave të serbëve në hapësirën e Kosovës dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore të popullit serb duhet të jenë prioritet i dialogut të ardhshëm, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.
Grboviç theksoi se janë shqetësuese porositë me sjelljen dhe veprimet , por edhe atë që nuk bëjnë pushtetarët e Prishtinës në javët e fundit.
"Është e qartë se ka moskuptim thelbësor çka do të thotë pajtim. Pajtimi nuk nënkupton që njëra palë të pajtohet me faktin se nuk mund të kryejë pushtetin në atë territor, por pajtimi nënkupton krijimin e kushteve për bashkëjetesë mes serbëve edhe shqiptarëve në Kosovë”, vlerësoi kreu i PSG.
Sipas tij, është e papranueshme pamundësimi i kthimit të serbëve në pronat dhe shtëpitë e veta, arrestimi i njerëzve për kundërshtim verbal gjatë kontrollit të një plake, heqja e flamujve nga kishat dhe rrahja e fëmijëve serb dhe askush mos të reagojë.
"Në këto kushte, askush nga aktorët relevant në Kosovë nuk reagon ndaj këtyre rasteve, qoftë nga pushteti, opozita apo shoqëria civile, ka hipokrizi të kërkohet njohja e shtetësisë së Kosovës. Për këtë shkak është e nevojshme që në dialogun e ardhshëm në plan të parë të vendoset interesi i serbëve të Kosovës dhe jo akordimi rreth asaj çka mund të fitojë pushteti në Beograd për lëshimet e reja ndaj Prishtinës ", përfundoi Grboviç.