Bërnabiq: Kurti është korrekt, nuk kam arsye që ta urrej atë

Lajme

Bërnabiq: Kurti është korrekt, nuk kam arsye që ta urrej atë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 21:51
Albin Kurti, Ana Bërnabiq

Në një konferencë të mbajtur në Forumin e Prespës, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kritikoi kryeministrin kosovar Albin Kurti për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës e Beogradit.

“Unë mendoj se përderisa dikush beson se ka shtet, dhe beson në atë shtetin e tij, atëherë mendoj se duhet të respektojë institucionet e atij shtetit dhe paraardhësit e tij, dhe të thotë:

“Në rregull, pavarësisht se a me pëlqen a jo marrëveshja, unë duhet ta zbatoj atë”, tha Bërnabiq.

Megjithatë, kjo deklaroi se për të Kurti është korrekt dhe nuk ka arsye që ta urrejë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat