Partia Demokratike e Kosovës po e mban Konventën 10-të ku do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
Kandidat i vetëm për këtë post është Memli Krasniqi.
Kjo është Konventa e parë që po mbahet pa dy liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.
Një ekip i gazetarëve po qëndron tek shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skënderajt.
Aktualisht po mbretëron qetësi dhe nuk ka ndonjë lëvizje.