Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq thotë se Bashkimi Evropian duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe t'i japë shtysë shtesë procesit të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë, raporton Tanjug, transmeton gazeta “Bota sot”.
Gjukanoviç tha se ai ishte i mendimit që BE duhet të fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur.
"Liberalizimi i vizave duhet t'i jepet Kosovës dhe një shtysë shtesë në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë", tha Gjukanoviç.
Ai gjithashtu vuri re se vonesa në zgjerimin e Bashkimit Evropian, kur ishte radha e Ballkanit Perëndimor, hap hapësirë për ndikimin e palëve të treta.
"Për fat të keq, ato palë të treta po veprojnë nga platforma që janë kundër interesave thelbësore evropiane dhe kjo sjell konfuzion shtesë në politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviç.
Sipas tij, tani jemi dëshmitarë të ideve të rinovuara në lidhje me rikompozimin e Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se këto ishin idetë nga fillimi i viteve 1990, kur idetë e formimit të tre shteteve të mëdha të Ballkanit Perëndimor ishin duke funksionuar.