Nënkomandanti i pensionuar i Batalionit 53 të Kufirit, tw cili iu dha Urdhri i ‘Shqiponjës së Bardhë’, Dragutin Dimcevski thotë se ardhja e ish komandantit të NATO-s gjeneral Wesley Clark në Kosovë, ku ai duhet të marrë rolin e këshilltarit të FSK-së, është një vazhdim i agresionit, shkruajnë mediat serbe, transmeton gazeta "Bota sot".
Dimcevski thotë se agresioni i NATO-s ndaj Jugosllavisë ishte një "krim mbi krime" dhe se pas bombardimeve janw swmurw ushtarët që qëndruan në mbrojtje të atdheut.
"Ardhja e Wesley Clark në Kosovë është një vazhdim i agresionit të NATO-s nga 22 vjet më parë. Agresioni i NATO-s ndaj Jugosllavisë është një krim kundër krimeve që i merr edhe sot viktimat e saj. Është shumë e vështirë për mua të humbas shokët e mi që vuajnë nga kanceri dhe leukemia sot, këta heronj lënë pas familjet dhe të gjithë ne të kujdesemi për ta dhe t’i kujtojmë me dashuri dhe krenari. Unë kurrë nuk mund ta quaja agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë një emër që, edhe në Serbi, ishte përdorur deri para disa vitesh - Engjëlli i Mëshirës. Krimi në të cilin u shkatërrua vendi ynë, në të cilin u shkatërruan industria dhe rrugët tona, vazhdon përmes këtij gjesti armiqësor", tha Dimcevski.
Sipas tij, që nga ardhja e Aleksandar Vuçiq në pozitën e Presidentit të Serbisë, mund të dëgjohet zëri i ushtarëve që mbruan atdheun e tyre, dhe të paktën në atë mënyrë, ata mund të nderohen dhe të njihen.
"Për vite, nuk kishim askënd për të treguar se çfarë mbijetuam. Gjërat që mbaheshin të qeta dhe shtyheshin nën tapet tani ngadalë kanë filluar të dalin në dritë. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të presim ndryshime të papritura dhe të shpejta, dhe se, si gjithçka tjetër në jetë, edhe këto ndryshime kërkojnë kohë dhe durim. Unë besoj se proceset gjyqësore kundër agresorëve të NATO-s janë të rëndësishme dhe të domosdoshme, tani gjithnjë e më shumë individë po shfaqen me pasoja të tmerrshme të këtij krimi. Kjo është shumë e rëndësishme, për shkak të së vërtetës që do të dalë në dritë në një moment", thotë Dimcevski.