Mëngjesin e kësaj të marte është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Zhabari.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, bashkëpunëtori i tij, Gazmend Morina.
Zhabari kishte ardhur nga Zvicra për të luftuar në Kosovë.
Ai pas luftës kishte punuar në media në Kosovë, por ishte me vitë të tëra edhe punonjës i komunës së Vushtrrisë.
I ndjeri lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Postimi i plotë i Morinës:
Ma këpute shpirtin vëlla Blerim
Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë Blerim Zhabari.
Blerim, ishe shoku më besnik, njeri i urtë e intelektual i dalluar, veteran që le Zvicrën për t’iu bashkuar në orët e para UÇK-së, gazetar i shquar e familjar i devotshëm.
Nga asgjë krijuam së bashku një medium, të cilën ma besove nga dita e pare dhe kurrë nuk më le vetëm në asnjë sfide. Ishe vëllau im dhe këshilltari im në çdo moment që me duhej. Një libër me shkru për virtytet e tua është pak.
Nuk do të të harroj kurrë shoku im i jetës! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Blerim!
Ngushëllime familjes Zhabari.
Varrimi bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Novolan të Vushtrrisë.