Delegacioni i Beogradit i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka arritur në Bruksel.
Në prag të udhëtimit, Petkoviq deklaroi se Beogradi do të insistonte në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, siguri më të madhe për serbët çështjen e të zhdukurve, kthimin e personave të zhvendosur brenda vendit, shkruan Alo.rs.
Plani është që Petkoviq, dhe si shef i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi të takohen.
Takimi do të organizohet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit tashmë ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Në takim emisari evropian për dialogun ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.