ShBA mbështet përmbushjen e plotë të marrëveshjes së Brukselit përfshirë këtu formimin e asociacionit, është përgjigja që ambasada amerikane në Beograd bëri në pyetjen se çfarë është qëndrimi i ShBA-ve për obligimin e formimit të asociacionit, kur dihet se kanë kaluar 3 mijë ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Në Bruksel nesër duhet të takohen delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa lidhur me këtë drejtori i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës Petkoviç paralajmëroi se “delegacioni i Beogradit nesër do të kërkojë para së gjithave nisjen e formimit të asociacionit të komunave, por do insistojë edhe në çështjet tjera që Prishtina duhet të zgjidh si janë energjetika, liria e lëvizjes, çështja e të pagjeturve e cila nuk është çshtje tenike po civilizuese”.
Lidhur me vazhdimin e dialogut në nivelin teknik dhe si përgatitje për takimin në nivelin e lartë që parashihet të mbahet në fund të korrikut ndërmjet Vuçiq dhe Kurti, diplomati amerikan Palmer tha se marrëveshja për asociacionin duhet përmbushet si obligim i Prishtinës.
Të përkujtojmë shkruan “Novosti” se ditë më parë zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari special për çështjet e Ballkanit Palmer tha se obligim i Prishtinës është përmbushja e marrëveshjes përfshirë këtu edhe atë për asociacionin e komunave.
“Kosova duhet të gjejë mekanizmin për përmbushjen e marrëveshjes dhe formimin e asociacionit të komunave serbe, duke respektuar Kushtetutën e vetë” tha Palmer.