Kryediplomati grek, Nikos Dendias brenda disa muajve ka vizituar dy herë Prishtinën.
Në një intervistë për gazetën greke “Real News” i pyetur nëse ardhja e tij ka të bëjë me njohjen e vendit, ai u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor në famlijen evropiane është një përparësi kryesore, pasi stabiliteti i rajonit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë.
“Sa i përket legjitimitetit të një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi në 2010 që deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte ligjin ndërkombëtar, pasi nuk ishte produkt i një përdorimi të paligjshëm të forcës të dënuar nga Këshilli i Sigurimit”.
Dendias mbështet edhe dialogun që po zhvillohet mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne nuk duam një “vrimë të zezë” në kufijtë tanë veriorë. Megjithëse pozicioni ynë mbi status quo-në e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë”.
Tutje ai ka thënë se me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, u krijuan disa shtete të reja mirëepo asnjë nga këto nuk ishte rezultat i një pushtimi të huaj.