Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot gjatë ditës rezolutën për dënimin e gjenocidit serbë në Srebrenicë të Bosnjës.
Të dielën me 11 korrik, në qytetin e Mitrovicës do të organizohet marsh n nder të viktimave.
Për organizimin e këtij marshi janë përkujdesur gratë nga komunitetet e ndryshme.
Nermina Mulliq Helshani dhe Anesa Collakovic janë organizatore të këtij eventi.
Organizatorët përmes thirrjeve publike kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë marsh protestues për Viktimat në Srbebrenicës.
Në vitin 1995, në Srebrenicë u vranë rreth 8 mijë njerëz, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.