Dy vite më parë festoi bashkë me babanë, ja si e uronte Kadri Veseli atë

Lajme

Dy vite më parë festoi bashkë me babanë, ja si e uronte Kadri Veseli atë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:36
Kadri Veseli

Më 2019, Kadri Veseli në këtë datë kishte festuar bashkë me familje ditëlindjen e babait.

Ndërsa, mëngjesin e së mërkurës, ndërroi jetë babai i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Fazli Veseli.

Ai vdiq sot në ditën kur do të mbushte 94 vjet jetë, derisa nuk e kishte afër djalin, i cili po qëndron në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Dy vite më parë, Kadri Veseli kishte festuar bashkë me babanë dhe familjen me rastin e 92 vjetorit të të atit, ndërsa e kishte uruar atë me fjalët më të mira.

“Babë, sot festuam 92 vjetorni e ditëlindjes tënde. Gjithë jeta jote dhe e nanës, ka qenë dhe mbetet frymëzim për mua dhe fëmijët e mi. Ata sot ndihen krenarë me ju. Gëzuar!”, kishte shkruar ai.

Kujtojmë se Fazli Veseli do të varroste sot (e mërkure) në orën 19:00, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse do të arrijë Kadri Veseli për varrimin e tij.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat