Përfundoi takimi në Bruksel – Petkoviq i vlerëson të rënda bisedimet dhe thotë se luftuan me argumente

Lajme

Përfundoi takimi në Bruksel – Petkoviq i vlerëson të rënda bisedimet dhe thotë se luftuan me argumente

Nga: F.B Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:48
Petar Petkoviq dhe Miroslav Lajçak

Takimi i ekspertëve të delegacioneve të Prishtinës edhe Beogradit në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve i zhvilluar sot, ka përfunduar, ka deklaruar përfaqësuesi special për dialog Lajçak, që mori pjesë në takimin trepalësh. Lidhur me takimin shefi i delegacionit Petar Petkoviq, tha se bisedimet ishin të rënda dhe se ata kanë insistuar që të përmbushet ajo për të cilën janë pajtuar, përfshirë asociacionin, transmetuan “Bota Sot”.

Lajçak në rrjetin social Twitter ka shkruar se ka përfunduar “takimi me bisedimet të thella për një seri të elementeve të dialogut-për marrëveshjet e arritura, çështjet thelbësore dhe hapat e mëtejme drejt normalizimit të raporteve”.

"Të gjithë u pajtuam se na presin edhe shumë punë dhe do të vazhdojmë”, shkroi Lajçak.

Petkoviq tha se bisedimet nuk ishin të lehta dhe se delegacioni serb ka insistuar që të përmbushet ajo për çka janë pajtuar, para së gjithave asociacioni dhe çështja e të pagjeturve.

"Kemi kaluar tre orë e gjysmë bisedime të rënda, kjo flet për pozitën në të cilën ndohet Serbia dhe besoni jam përpjekur dhe kam luftuar me vendosmëri dhe argumente. Ne e kuptojmë mirë situatën në të cilën ndodhemi dhe synimin për zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Ai tha se bisedimet nuk ishin të lehta dhe në momente ka pasur edhe fyerje nga pala shqiptare.

"Ne jemi përgjigjur me argumente dhe me fakte, nuk kemi mbetur borxh në asnjë çështje ndaj palës tjetër”, duke shtuar se pala serbe insistoi për asociacionin e komunave ashtu siç është nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit dhe se pas 3 mijë ditëve ende nuk u formua asociacioni.

"Biseduam për çështjen energjetike dhe incidentet e drejtësinë”, duke shtuar se u bisedua edhe çështja e pagjeturve si çështje civilizuese.

"Kur flitet për formimin e asociacionin, kemi thënë qartë se është kusht mbi kushte nëse duam të ecim përpara, kjo nënkupton të drejtat kolektive për serbët sepse incidentet ndaj serbëve dhe kishave vërtetojnë nevojën për asociacionin” tha ai.

Ai ka falënderuar Lajçakun dhe ekipin e tij, që ishte konstruktiv dhe kërkoi përmbushjene asaj për çka ka pasur pajtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat