Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç, ka deklaruar se Prishtina nuk ndryshon strategjinë dhe jep pak hapësirë për optimizëm, me rëndësi dialogu vazhdon, ndonëse po hyjmë në një fazë të paqartë për Serbinë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”
Duke folur për dialogun, ai tha se lajmi i vetëm i mirë është vazhdimi i dialogut pas takimit të djeshëm në Bruksel.
“Prishtina nuk ndryshon strategjinë as qëndrimin, paraqitet me platformën që nuk jep hapësirë për optimizëm dhe dialog thelbësor që do sjell një marrëveshje. Po hyjmë në një situatë të panjohur”, ka thënë ai.
Më pas, ai shtoi se qeveria në Prishtinë në krye me Kurtin paraqitet me ofensivë ndaj Serbisë, duke synuar diskreditimin e vendit.
Ndërsa, rreth Malit të Zi, diplomati i dikurshëm tha se në atë vend ka krizë serioze dhe fati i qeverisë është në pikëpyetje, ndonëse në raportet Podgoricë- Beograd nuk ka elemente të reja.
“Kjo qeveri në krye me Krivokapiç ka treguar se nuk ka ndryshime thelbësore në raportet tona dhe klimën e përgjithshme në raportet me Serbinë. Qeveria e re po përpiqet të tregojë lojalitetin me qendrat e fuqishme duke dëshmuar politikën e të shkuarës jo vetëm në politikën e jashtme por edhe në raportet me Serbinë”, tha Milivojeviç.