“Kurrë mos harroni kush ishit dhe çfarë keni kaluar në jetë”, Pacolli publikon fotografinë me nënë e babë

Lajme

“Kurrë mos harroni kush ishit dhe çfarë keni kaluar në jetë”, Pacolli publikon fotografinë me nënë e babë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:37
Behgjet Pacolli me prindërit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli kohëve të fundit ka filluar të shpërndajë fotografi nga rinia e tij.

Pacolli sot në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi me nënën dhe babanë e tij, duke lënë një porosi domethënëse.

“Kurrë mos harroni nga vini, kush ishit dhe çfarë keni kaluar në jetë”, shkroi Pacolli.

Pacolli kohë pas kohe poston fotografi me familjen e tij, për të cilën thotë se është shumë krenar. Ai asnjëherë nuk heziton të tregojë se çfarë ka kaluar për të arritur aty ku është sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat