Gazetari Ridvan Berisha, ka kritikuar shkarkimin e bordit të RTK-së nga Qeveria Kurti, derisa tha se qëllimi i Kurtit është që të shtrijë propagandën në këtë televizion.
Berisha, tha se ai ishte kryeredaktor dhe nuk ishte pjesë e këtij bordi por shtoi se e di mirë se si shkojnë gjërat brenda televizionit.
Ai shtoi se Kurti dëshiron të kapë mikrofonin e RTK’së dhe të shtrijë propagandën, që më pas të komunikojë më lehtë me publikun.
”Nuk po du me e paragjyku, por Vetëvendosje dhe Kurti e ka për objektiv të madh kapjen e mikrofonit të RTK’së, kapjen e propagandës për sa kohë, egoja e tij kryefokusohet te komunikimi me publikun, Pas luftës baca i ndjerë Adem Demaçi i patën mundësuar disa paraqitje publike në RTK, ato janë zhdukur nuk e di për çfarë arsye. Kurti vuan nga retorika e komunikimit me publikun”, tha Berisha.