Mediat serbe po shkruajnë vazhdimisht për personat e pagjetur serb në Kosovë.
Kosova online, shkruan se, tashmë kanë kaluar tre vjet që nga hera e fundit kur u lejua kërkimi i vendndodhjeve në Kosovë, ku supozohen eshtrat e serbëve të vrarë, dhe pastaj eshtrat e familjes Sutakoviq që u gjetën në Gjakovë.
Avokati serb Toma Fila deklaron se kërkimi për të zhdukurit dhe gërmimet në Kosovë do ta vështirësonin pozicionin e udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale.
“Gërmimet në Kosovë dhe kërkimi i personave të zhdukur do ta vështirësonin pozicionin e të akuzuarëve në Hagë. Gërmimet gjithashtu do të tregonin pavërtetësinë e pretendimit se vetëm serbët kanë kryer krime”, thotë Fila, përcjell gazeta “Bota sot”.
Sipas tij, situata nuk do të përmirësohet për sa kohë që Albin Kurti është Kryeministri i Kosovës.
"Çështja e të zhdukurve është politike, siç është çdo çështje tjetër në lidhje me Kosovën. Gazimestani, Ujmani, çdo pyetje që ngrihet, gjithmonë merrni të njëjtën përgjigje nga Albin Kurti - ai thjesht dëshiron njohjen dhe t'i bashkohet Shqipërisë më vonë. Do të qëndrojë kështu, për sa kohë që ai është në pushtet”, theksoi Fila.