Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë i ri problematik.
Në një intervistë ai ka thënë se është rrahur me banorët e mëhallëve tjera dhe me krejt shkollën.
“Jena rreh me krejt mahallat e tjera po edhe krejt shkollën nganjëherë ”, ka thënë ai.
Për këtë deklaratë ka ironizuar me të ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj.
Ai ka thënë se deri pas luftës nuk e ka njohur të parin e komunës së tij.
“Mund të them se që nuk e kam njohur deri pas luftës, sepse nuk ka pas kurrfarë emri”, ka thënë ai.
E për problemet që Lladrovci thotë se i ka bërë kur ishte i ri, Bazaj shprehet se ato mund t’ia dinë vetëm ata që i kanë ruajtur ballicat me të.
“Problematikat e tij ndoshta i dinë ata që i kanë ruajt buallicat me të”, ka thënë Bazaj.