Gazeta “Novosti” shkruan se në Kosovë gjithnjë e më pak po ka shqiptarë, duke konstatuar se Prishtina është në panik për shkak shifrave statistikore ku brenda 10 viteve numri i nxënësve është zvogëluar për një të tretën, transmeton “Bota Sot”.
Në mjediset në Kosovë vazhdon largimi i popullatës me çka po ulet numri i nxënësve në shkolla, që për 12 vite numri i tyre është më i vogël për 28 për qind.
Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës në arsimin e ultë në Kosovë në vitin 2008/2009 kishte mbi 319 nxënës, ndërsa në vitin 2020/2021 vetëm diçka më shumë se 229 mijë.
Në bazë të këtyre statistikave rezulton se në shkolla në gjuhën shqipe këtë vit ka 89.490 nxënës më pak (apo 28 për qind) se 12 vjet më parë.
Në tekst thuhet se rreth 80 shkolla janë mbyllur për 12 vjet.
Sipas medieve vetëm në vitin e fundit numri i nxënësve është për 8 mijë më i vogël se një vit më përpara.
“Këto statistika janë alarmante për çdo shoqëri, largimi me këtë ritëm është shqetësues edhe pa liberalizimin e vizave, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar nga procesi mësimor janë larguar 8.295 nxënës” kanë thënë në Këshillin e prindërve në Prishtinë.
Largimi i shqiptarëve nga Kosova, bëhet për shkaqe ekonomike, largimi bëhet kryesisht drejt Gjermanisë ku shkojnë shumica, ku gjejnë punë edhe kushte më të mira jetese dhe ku lejohet bashkimi familjar.