Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, ka njoftuar se lajmi i mirë që kanë kuptuar sot është se Yvesa Salihaj nga Istogu, e cila vuante nga leukemia e ka gjendjen e mirë, përcjell Bota sot.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar.
Postimi i plotë:
Lajmi i mirë për YVESA SALIHAJ nga Istogu
Mirëmëngjesi shqiptarë
E di që tani kemi mbrëmje e jemi në pushime, por lajmi më i mirë që sot morëm është se Yvesa e cila vuante nga Leukemia e ka gjendjen më të mirë.
O gjithmonë Zotit dhe juve si popull ju paça borxh tërë jetën që nuk na lini vetëm dhe jemi bashkë që të rinjve t'ua shpëtojmë jetën, së bashku me Zotin.
Paaaa çfarë lajmi mirë vajza e djem
Yvesa sonte jam në Durrësin e Shqipërisë, do të dërgoj video nga mbrëmja atje për ty.