Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, mori jetën e një 23 vjeçari.
I riu që vdiq si pasojë e këtij aksidenti është, Arti Ramadani.
Viktima në fjalë është nga fshati Lubizhdë ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e fshatit.
Arti Ramadani ishte student i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.
I lënduar si pasojë e këtij aksidenti është edhe vëllai i Art Ramadanit, Agoni, i cili po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/12/auto_auto_23-vjecari16260816821626082739.jpg)