“Mos bë shumë blla blla blla”, Valon Syla i përgjigjet “gërrnaçit”

Lajme

“Mos bë shumë blla blla blla”, Valon Syla i përgjigjet “gërrnaçit”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Gazetari Valon Syla iu është përgjigjur një mërgimtari që ia ka dërguar një mesazh atij.

Mërgimtari që ka ardhur për pushime në Vushtrri, pati një mesazh për Sylën.

Ai tha se Syla nuk është shqiptar. 

“Atij gërrnaçit t’fala i boni, thuj mos bo shumë blla blla...se ti s’je shqiptar, po antishqiptar”, tha ai.

E pas shpërndarjes së këtij lajmi, Syla ka reaguar përmes Facebook-ut.

Ai tha se duhet të pyetet mërgimtari që iu referua si “gërrnaç”, se a do të kthehet ndonjëherë në Kosovë.

Tutje, ai tha se i njëjti duhet të pyetet se pse nuk është kthyer ende në Kosovë, meqë vendin po e do aq shumë.

“Vete këtë gërrnaçin a do mu kthy najherë në Kosovë. Edhe pse s’është kthy deri tash mbase pe dojka Kosovën kaq shumë”, shkroi Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat